Pergjate datave 12-14 tetor 2012, Bursa e Tiranes sh.a., morri pjese ne Edicionin e III-te te panairit “Work & Study” ne Pallatit e Kongreseve, te organizuar nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane, ne partneritet me Bashkine e Tiranes dhe ne bashkepunim me Komisionin Europian, Ministrine e Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes, Ministrine e Punes Ceshjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta si dhe ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit.
Stenden e Burses se Tiranes ne kete panair e vizitoi Kryeministri i Shqiperise, Z. Sali Berisha, i shoqeruar ne kete vizite nga Kryetari i Bashkise Z. Lulzim Basha, Ministri i Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Z. Spiro Ksera, Zv. Ministria e Arsimit Znj. Nora Malaj, si dhe Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Tiranes Z. Nikolin Jaka.
Gjithashtu, stenda e Burses se Tiranes u vizitua nga Zv. Kryeministri i Shqiperise dhe Minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Z Edmond Haxhinasto si dhe nga Znj. Jorida Tabaku Nenkryetare e Bashkise Tirane.
Gjate gjithe diteve te qendrimit ne panair, stenden e Burses se Tiranes e vizituan shume vizitore te cilet ishin te interesuar jo vetem per ate se cfare ofronte bursa e tiranes ne panair, por edhe per aktivitetin e saj. Pjesmarrja ne kete panair sherbeu per te informuar publikun e interesuar ne lidhje me prezencen dhe efektivitetin e Burses se Tiranes ne ekonomine e vendit. Gjate kesaj kohe u shperndane fletpalosje, u krijuan kontakte dhe u tregua interes nga studentet apo te sapo diplomuarit per te fituar te drejten e programit per intership-et e ofruar nga ana e Burses e Tiranes sh.a.
Pjesmarrja e Burses se Tiranes ne kete panair i ofroi publikut te gjere mundesi trajnimi dhe informimi ne lidhje me aktivitetin dhe rolin qe ka Bursa e Tiranes ne ekonomi.