Emėrohet Kryetari dhe Anėtarėt e Kėshillit Mbikėqyrės sė Bursės sė TiranėsTransferimi i zyrave tė Bursės sė Tiranės sh.a.Forumi Ndėrkombėtar “Tregu i Kapitaleve nė Shqipėri e rajon dhe Modeli i Zhvillimit”Pjesemarrja ne Konferencen E Inovacionit NAPEC, New-York , SHBABursa e Tiranes pjese e Burses Rajonale te Europės Juglindore (SEE)

Mesazhi i Drejtores

Bursa e Tiranes eshte i vetmi treg i organizuar dhe i licensuar i titujve ne Shqiperi.  Zhvillimi transparent i tregut te kapitaleve ne baze te standarteve nderkombetare, si dhe aktivizimi i tregut te kapitaleve si nje platforme tregtimi per instrumenta te ndryshem financiar, eshte objektivi kryesor i Burses se Tiranes.

Prezenca e nje tregu kapitali vendas aktiv dhe eficent, do ti jepte kompanive alternativen per rritjen e kapitalit duke kuptuar perfitimet reale qe sjell tregu i kapitaleve. Nje treg kapitali aktiv dhe eficent do te zgjeronte tregun e kapitalit ne Shqiperi duke ofruar mundesi te ndryshme investimi dhe do te siguronte mekanizma te cmimit eficient dhe transparent, do te rritej aksesi ne financim per kompanite shqiptare.

Ligji “Per titujt”, Nr. 9879 date 21.02.2008, solli  nje risi per tregun e kapitaleve ne vend, duke plotesuar, pasuruar dhe pershtatur me legjislacionin bashkekohor te vendeve te BE-se, strukturen e instrumentave financiare, menyren e organizimit dhe funksionimit te burses se titujve, shoqerive komisionere dhe komisionereve te burses, kompanive te investimeve dhe keshilltareve te investimeve, te regjistrareve te titujve, sistemit te kleringut dhe shlyerjes se llogarive ne transaksionet ne tituj,  shperndarjes se informacionit konfidencial.

Si kerkese dhe rrjedhoje  e hyrjes ne fuqi te ligjit u hartua Rregullorja e Burses se Tiranes, e cila u miratua nga Bordi i Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare. E ndertuar dhe adoptuar me parimet e pergjithshme bashkekohore, mbi te cilat funksionojne tregjet e kapitaleve te vendeve Europiane, Rregullorja permbledh ne menyre te sintetizuar rregullat e anetaresimit, listimit, tregtimit, kleringut dhe shlyerjes se transaksioneve ne tituj qe tregtohen ne Bursen e Tiranes, duke siguruar transparence te plote dhe trajtim te njejte te shoqerive te cilat do te listohen ne Burse , mbrojtjen e interesave te aksionereve ne minorance, aplikimin e Standarteve Nderkombetare te Kontabilitetit per shoqerite qe do te listohen, parandalimin e praktikave te paligjshme ne tregtimin ne Burse.

Bursa e Tiranes ju ofron nje treg te organizuar, transparent, te mbikqyrur, duke mbrojtur ne rradhe te pare interesat e investitoreve qe investojne ne tituj. Tregu i kapitaleve kerkon nje vemendje te vecante nga biznesi. Oferta dhe kerkesa per produkte te tregut te kapitaleve eshte ne zhvillim, rrjedhimisht ka ardhur koha qe aktiviteti i ketij tregut te zhvillohet dhe shfrytezohet nga pjesemarresit e tregut.

ANILA FURERAJ

Drejtore e Pergjithshme

« Back

Newsletter

Anëtarësia

Kursi i këmbimit

EURO/LEK 140.20
USD/LEK 102.94
GBP/LEK 174.96
CHF/LEK 115.34

Tregjet ndërkombëtare

DOW JONES 16.818,13
NASDAQ 4.350,35
FTSE INDEX 6.787,10
NIKKEI 15.376,24
S&P500 1.949,98
DJ FEAS 3398.58
Kalendari i festave zyrtare

1-2.01

Festat e Vitit të Ri

14.03

Dita e Verës

22.03

Dita e Nevruzit

20.04

Pashka Katolike

20.04

Pashka Ortodokse

01.05

 Dita e Punës

28.07

Bajrami i Madh

04.10

 Kurban Bajrami

19.10

Lumt i Nënë Terezës

28.11

Dita e Pavarësisë

29.11

Dita e Çlirimit

08.12

Dita e Rinisë

25.12

Dita e Krishtlindjes

 

Bursa është e mbyllur gjatë ditëve të Shtuna dhe të Diela si dhe në ditët e festave zyrtare



Burimi i informacionit
Kursi:
 
"Bankës së Shqipërisë
Indekset: çmimit të mbylljes një ditë më parë.