
Bursa e Tiranes ju ofron nje treg te organizuar, transparent, te mbikqyrur, duke mbrojtur ne rradhe te pare interesat e investitoreve qe investojne ne tituj. Tregu i kapitaleve kerkon nje vemendje te vecante nga biznesi. Oferta dhe kerkesa
Me shume...Ekonomia financiare globale gjatė vitit 2012 tregoi njė stabilitet tė brishtė dhe me luhatje tė vazhdueshme. Vende si Greqia, Spanja, Italia Portugalia, kanė ndėrmarrė reforma pėr tė ndalur mė tej rėnien. Pritet tė efekti i kėtyre reformave tė japė rezultatet e para gjatė gjysmės sė dytė tė vitit 2013. Po kėshtu, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė vazhduar reformat financiare nė mėnyrė qė ndalojnė thellimin e borxhit. Nė vendet e Azisė, megjithėse situata mund tė duket e stabilizuar pa dyshim qė ėshtė e ndikuar nga zhvillimet e ndodhura nė SHBA dhe BE. Treguesi i Dow Jones e ka filluar vitin 2012 me njė tendencė nė rritje, krahasuar me njė vit mė parė. Kjo rritje ka vazhduar deri nė muajin prill kur arriti vlerėn e 13,213.63 pikė duke fituar 816.25 pikė nga fillimi i vitit. Mė pas situata ka qėnė e paqėndrueshme me ulje ngritje tė shpeshta, situatė qė ka zgjatur deri nė muajin nėntor. E njėjta situatė edhe pėr treguesin tjetėr NASDAQ. Ai ka pasur tendencė nė rritje nga viti i kaluar dhe mė pas ka qėnė i paqėndrueshėm deri nė muajin nėntor. Menjėherė pas zgjedhjeve presidenciale, tregjet kanė reaguar pozitivisht duke pasur trend nė rritje, ku indeksi i Dow Jones u mbyll nė kuotėn e 13,096.31 pikė dhe ai NASDAQ nė vlerėn e 2,990.16 pikė. Treguesi i tregut europian ka qėnė mė shumė i qėndrueshem me luhatje tė vogla, por jo tė shpeshta, ēfarė nėnkupton sė reformat e ndėrmara kanė filluar tė japin fryte. Treguesi i FTSE 100 ka ruajtur ritmet e tij pavarėsisht luhatjeve deri nė muajin maj dhe ėshtė mbyllur nė fund tė vitit nė vlerėn e 5,954.18 pikėve. Tregu aziatik i pėrfaqėsuar nga indeksi NIKKEI ka shėnuar arritje historike pėrsa u takon vlerave tė arritura prej tij. Nė muajin mars ai ka arritur vlerėn e 10,018.24 pikė, vlerė tė cilėn nuk e arrinte qė prej vitit 2011. Mė pas ky tregues ka treguar paqėndrueshmėri, situatė qė ka vazhduar deri nė muajin nėntor dhe ka shfaqur rritje tė vazhdueshme deri nė fund tė vitit duke u mbyllur nė vlerėn e 10,332.98 pikė. Pa dyshim qė luhatje ka treguar edhe treguesi i Standard & Poors 500, pasi dihet qė ky tregues ėshtė i lidhur me ekonomitė botėrore. Duke parė trendin e indekseve kryesore pritet qė viti 2013 tė jetė i vėshtirė por mė i qėndrueshėm tė vitit qė sapo u mbyll. Pritet qė shumė vende tė kenė rritje tė qėndrueshme tė ekonomisė vendase, ēfarė do nėnkuptonte dhe njė situatė mė tė mirė dhe njė klimė tė besueshme pėr investitorėt.
| EURO/LEK | 141.30 |
| USD/LEK | 105.96 |
| GBP/LEK | 166.51 |
| CHF/LEK | 114.78 |
| DOW JONES | 15,070.18 |
| NASDAQ | 3,423.56 |
| FTSE INDEX | 6,304.63 |
| NIKKEI | 13,033.12 |
| S&P500 | 1,626.73 |
| DJ FEAS | 2,879.35 |
Bursa ėshtė e mbyllur gjatė ditėve tė Shtuna dhe tė Diela si dhe nė ditėt e festave zyrtare
Burimi i informacionit Kursi: "Bankės sė Shqipėrisė" Indekset: ēmimit tė mbylljes njė ditė mė parė. |