Emėrohet Kryetari dhe Anėtarėt e Kėshillit Mbikėqyrės sė Bursės sė TiranėsBursa e Tiranės nė takimin vjetor tė Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare.Transferimi i zyrave tė Bursės sė Tiranės sh.a.Forumi Balkan VentureForumi Ndėrkombėtar “Tregu i Kapitaleve nė Shqipėri e rajon dhe Modeli i Zhvillimit”

Manuali i Qeverisjes sė Korporatave

#

Qeverisja e Korporatave ka terhequr vemendjen dhe po merr shtrirje te gjere ne ditet e sotme, si ne mbare boten dhe ne Shqiperi. Ndonese shoqerite aksionere jane te pakta ne numer ne vendit tone, krahasuar kjo me vendet e tjera te rajonit, ato perbejne pjesen me dinamike te bizneseve shqiptare. Si te tilla, eshte kerkese e kohes qe shoqerite aksionere te ndjekin parimet per nje qeverisje te mire te tyre. Duhet vecuar ne kete konteks, ndarja e pronesise nga menaxhimi i shoqerise, cilesia e Bordit te Drejtoreve i cili luan rol kyc ne qeverisjen e shoqerise, pergjegjesia mbi grupet e interesit, si dhe ceshtje te tjera te rendesishme bazuar ne parimet e Qeverisjes se mire te Korporatave.

Nje Qeverisje e mire do te thote njohje, respektim  dhe zbatim i ligjeshmerise, si dhe nje kulture e larte ne qeverisjen dhe manaxhimin e shoqerise. Parimet e nje qeverisjeje te mire kane si elemente kyc te tyre pergjegjesine, ndershmerine, konfidencialitetin, transparencen dhe hapjen e informacionit. Duke pasur parasysh rendesine dhe impaktin e madh qe kane shoqerite aksionere ne vendin tone, jane keto parime mbi te cilat duhet te bazohen ato, me qellim qe te jene sa me eficente ne treg. Qeverisja e mire e shoqerive aksionere, perforcon sigurine, integritetin dhe eficencen e tregut, duke bere keshtu te mundur rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar te vendit, dhe duke e bere Shqiperine nje vend gjithmone e me terheqes per investitoret.

Ne saje te projektit te Korporates Nderkombetare Financiare (IFC) me mbeshtetje te Sekretariatit te Shtetit Zviceran per Marredhenie Ekonomike (SECO), per Qeverisjen e Korporatave ne Shqiperi, bizneset shqiptare dhe sidomos Shoqerite Aksionere do te kene mundesine te kene ne duar e tyre Manualin e Qeverisjes se Korporatave. Manuali do te vije ne ndihme te tyre per te udhehequr ne baze te parimeve te Qeverisjes si dhe sipas praktikave me te mira boterore.

Manuali eshte nje guide udhezuese per bizneset ne Shqiperi, per qeverisjen e mire te tyre. Manuali do te ndihmoje shoqerite aksionere ti kushtojne nje vemendje te vecante tregut te kapitaleve ne Shqiperi, duke iu bere te mundur atyre menyra te reja investimi. Aktivizimi i tregut te kapitaleve do ti beje bizneset te kuptojne perfitimet qe sjell ky treg, do te sjelle rritjen e aksesit ne financim, rritjen e performances dhe transparences se shoqerive ne treg. Manuali do te ndihmoje aksioneret per vendimarrjet e tyre, ne lidhje me pronesine mbi aksione dhe menyren se si do te mund te shfrytezojne tregun e organizuar te titujve (bursen) per tregtimin e tyre. Gjithashtu, do te udhezoje Bordet dhe menaxhimin e larte te shoqerive per te qene largpames ne strategjite dhe politikat e drejtimit, si dhe te mbajne pergjegjesi para aksionereve dhe grupeve te interesit. Mbi te gjitha Manuali do te ndihmoje ne ndergjegjesimin e aksionereve dhe te menaxhimit per rritjen e transparences dhe dhenies se informacionit 

Ne emer te Burses se Tiranes, shprehim mirenjohjen per Korporaten Nderkombetare Financiare (IFC) dhe Sekretariatin e Shtetit Zviceran per Marredhenie Ekonomike (SECO), pasi Projekti dhe Manuali per Qeverisjen e Korporatave ne Shqiperi eshte ne te njejten kohe dhe nje mbeshtetje per aktivizimin  e tregut te organizuar te titujve (Burses).


Anila Fureraj
Drejtore e Pergjithshme
Bursa e Tiranes

Tirane me 24.08.2009.

Klikoni nė linkun e mėposhtėm pėr tė parė: Manuali i Qeverisjes sė Korporatave

   Manuali i Qeverisjes sė Korporatave
« Back

Newsletter

Anëtarësia

Kursi i këmbimit

EURO/LEK 140.05
USD/LEK 101.2
GBP/LEK 169.75
CHF/LEK 114.8

Tregjet ndërkombëtare

DOW JONES 16.408,54
NASDAQ 4.095,52
FTSE INDEX 6.625,30
NIKKEI 14.417,53
S&P500 1.864,85
DJ FEAS 3254.29
Kalendari i festave zyrtare

1-2.01

Festat e Vitit të Ri

14.03

Dita e Verës

22.03

Dita e Nevruzit

20.04

Pashka Katolike

20.04

Pashka Ortodokse

01.05

 Dita e Punës

28.07

Bajrami i Madh

04.10

 Kurban Bajrami

19.10

Lumt i Nënë Terezës

28.11

Dita e Pavarësisë

29.11

Dita e Çlirimit

08.12

Dita e Rinisë

25.12

Dita e Krishtlindjes

 

Bursa është e mbyllur gjatë ditëve të Shtuna dhe të Diela si dhe në ditët e festave zyrtare



Burimi i informacionit
Kursi:
 
"Bankës së Shqipërisë
Indekset: çmimit të mbylljes një ditë më parë.